Provë falas · pa kartë
Websajti yt profesional, i krijuar me AI.
Përshkruaj biznesin tënd dhe Hostim krijon një website profesional për ty. Pa kodim, pa komplikime.
Shihe faqen tënde më parë. Regjistrohu vetëm nëse të pëlqen.
Ose nis nga një shembull
Në shqip, nga fillimi në fund
Çmimi nuk rritet
Pa fjalë teknike
E sheh para se të regjistrohesh
Shabllone
Një dizajn ndryshe për çdo lloj biznesi
Secila u krijua nga dy a tri fjali. Bizneset janë të shpikura, që ta shohësh rezultatin pa të dhënat e vërteta të askujt.
Je vetëm në Instagram ose Facebook?
Instagram-i të sjell ndjekës. Faqja të sjell klientë.
Mbaje Instagram-in. Shtoji një faqe ku klienti gjen menjëherë atë që kërkon.
Vetëm Instagram ose Facebook
- Vështirë të të gjejnë kur kërkojnë në Google
- Çmimet dhe orari humbasin mes postimeve
- Jo çdo klient ka llogari
Me faqen tënde
- Google e gjen dhe e shfaq
- Orari, çmimet dhe adresa në një vend
- Butonat Telefono dhe WhatsApp në çdo faqe
- Një link për bion e Instagram-it
Si funksionon
Nga një fjali te një faqe që është online
Përshkruaj biznesin.
Një a dy fjali për çfarë bën dhe ku. Shto telefonin ose çmimet, nëse do.
AI krijon website-in.
Për më pak se një minutë merr faqet, tekstet, një dizajn që i shkon zanatit tënd dhe titujt që i duhen Google-it. Asgjë për biznesin tënd nuk shpiket.
Publiko dhe merr klientë.
Me një klikim del online në emriyt. Telefonatat, mesazhet në WhatsApp dhe mesazhet nga formulari vijnë drejt e te ti.
Veçoritë
Gjithçka që i duhet një biznesi të vogël, pa mësuar asgjë të re
Ndrysho çdo gjë me një klikim
Kliko mbi një tekst dhe shkruaj. Ndërro fotot, ngjyrat, shkronjat dhe radhën e seksioneve. Çdo ndryshim ruhet dhe mund të kthehesh gjithmonë te një version i mëparshëm.
Ose thjesht thuaji AI-së çfarë do
Shkruaje siç do ta thoshe. AI ndryshon vetëm atë që kërkove dhe pjesën tjetër të faqes e lë siç ishte.
Butonat Telefono dhe WhatsApp
Në çdo faqe, një prekje larg telefonatës ose mesazhit. Në telefon rrinë në fund të ekranit.
Mesazhet në një vend
Çfarë shkruajnë klientët në formular të vjen në email dhe të pret te mesazhet, me përgjigje në WhatsApp me një prekje.
Shiko çfarë të sjell
Vizitat, telefonatat, klikimet në WhatsApp dhe mesazhet, të numëruara pa cookies. Numra të vërtetë, jo me hamendje.
Gati për Google
Titujt, përshkrimet, harta e faqes dhe shpejtësia janë të rregulluara që në fillim.
Kod QR dhe link
Një poster me kodin QR për derën dhe një link për bion e Instagram-it.
Gjuhë të tjera me AI
Përktheje gjithë faqen në anglisht, italisht, gjermanisht ose frëngjisht me një herë.
E ndershme që në fillim.
Nuk shpikim kurrë komente, adresa, orare apo çmime. Çfarë nuk dimë mbetet bosh që ta plotësosh ti, dhe gjërat bosh nuk shfaqen kurrë në faqen e publikuar.
Çmimet
Çmime të thjeshta dhe të ndershme
Provoje falas për 3 ditë, pa kartë. Çmimi që sheh është çmimi që do të paguash gjithmonë.
Çdo plan fillon me 3 ditë falas. Pa kartë.
Çdo plan përfshin hostimin, certifikatën e sigurisë (SSL), formularin e kontaktit, butonat Telefono dhe WhatsApp, linkun e hartës dhe bazat që i duhen Google-it.
Pagesat me kartë ende nuk janë hapur. Kur zgjedh një plan, të dërgojmë me email si të paguash me transfertë bankare dhe plani fillon sapo të mbërrijë pagesa.
Pyetje të shpeshta
A duhet të di nga kompjuteri?
Jo. Shkruan me fjalët e tua çfarë bën biznesi dhe faqja del gati. Për të ndryshuar një tekst, klikon mbi të.
Sa kushton?
3 ditët e para janë falas, pa kartë. Pas tyre, planet fillojnë nga €… në muaj dhe çmimi nuk rritet pas muajit të parë.
Çfarë ndodh pas 3 ditëve falas?
Nëse nuk ke zgjedhur një plan, faqja del jashtë linje. Asgjë nuk fshihet: tekstet, fotot dhe mesazhet të presin, dhe faqja kthehet pikërisht siç ishte sapo të zgjedhësh një plan.
A është hostimi i përfshirë?
Po, në çdo plan dhe gjatë provës falas. Hostimi dhe certifikata e sigurisë (SSL) janë pjesë e shërbimit. Nuk merr server me qira dhe nuk konfiguron asgjë.
Si paguhet?
Pagesat me kartë hapen së shpejti. Deri atëherë, kur zgjedh një plan me pagesë të shkruajmë me email dhe paguan me transfertë bankare.
A mund të përdor domenin tim, p.sh. biznesiim.al?
Së shpejti. Tani për tani faqja jote është në emriyt. Kur të hapen domenet, të tregojmë hap pas hapi çfarë të bësh, pa pasur nevojë të dish asgjë teknike.
A del faqja ime në Google?
Po. Pasi konfirmon email-in dhe plotëson çfarë mungon, faqja hapet për Google brenda pak ditësh. Sa lart del, e vendos Google.
A mund ta ndryshoj më vonë?
Kur të duash: tekstet, fotot, ngjyrat dhe faqet. Versionet e mëparshme ruhen, ndaj mund të kthehesh gjithmonë mbrapa.
E kujt është faqja?
E jotja. Tekstet dhe fotot janë të tuat. Faqen mund ta heqësh nga interneti ose llogarinë ta fshish kur të duash, dhe të dhënat fshihen bashkë me të.
Po nëse nuk më pëlqen?
Faqen e sheh para se të regjistrohesh. Dhe llogarinë mund ta fshish kur të duash, bashkë me faqet.
Faqja jote mund të jetë online që sot.
Përshkruaj biznesin dhe shihe për një minutë. 3 ditë falas, pa kartë.